Facebook punëson një politikan, ja roli që pritet të ketë në kompani
Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka marrë në stafin e tij, ish-zv.kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg.
Facebook ka punësuar edhe një politikan. Rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën ka marrë në stafin e tij, ish-zv.kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Clegg.
Mediet e huaja raportojnë se Clegg do të jetë udhëheqës i politikave dhe Komunikimeve Globale në Facebook.
Ai pritet të nisë gjatë ditëve të ardhshme, ndërkohë që për këtë pozicion më herët ka garuar edhe ish-sekretari i Shtetit, David Milliband.
Më herët këtë post e ka mbajtur, Elliot Schrage. Kjo është hera e parë që Facebook, punëson një politikan të një rangu kaq të lartë në strukturën e kompanisë.
(Kosova Sot)