Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

  • 22 October 2018 - 18:17
Zyra e Mogherinit: Ushtria e Kosovës vetëm në pajtim me serbët

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiq u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës për të siguruar procesin e ligjshëm dhe gjithëpërfshirës, ??kur bëhet fjalë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Ajo përsëriti pikëpamjen e BE-së se për transformimin e FSK-së janë të nevojshme që procedurat të kryhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës për të marrë parasysh "interesin dhe shqetësimet" e të gjitha palëve."Procesi duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe për të marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë, përfshirë partnerët, subjektet dhe organizatave përkatëse", ka thënë Kocijançiq për Tanjug.        

Ajo nuk ka komentuar se si do të ndikojë miratimi në parim i ligjit për transformimin e FSK-së pa pëlqimin e Listës Serbe, në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së. Kocijançiq tha se BE mbetet plotësisht e angazhuar për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës si pjesë integrale e agjendës së BE-së për Ballkanin.

 

(Kosova Sot)