Kryeministri i Izraelit do ta vizitojë Shqipërinë në fillim të nëntorit
Një mysafir i veçantë nga Lindja e Mesme do ta vizitojë Republikën e Shqipërisë së shpejti.
Kryeministri i Shtetit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do të shkojë në Tiranë, për një vizitë zyrtare, në fillim të muajit të ardhshëm.
Kështu raprtojnë mediat, nga burimet e saj të mirinformuara për vizitën e udhëheqësit të shtetit hebraik.
Sipas këtyre burimeve, Netanyahu do të qëndrojë në Tiranë, në periudhën mes 1 dhe 3 nëntorit.
Vizita e Netanyahut në Shqipëri, një vend me raporte historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë vizita e nivelit më të lartë në vend e një zyrtari izraelit.
Më 1994, ministri i Jashtëm i atëhershëm i Izraelit, Shimon Peres, kishte vizituar kryeqendrën shqiptare.
(Kosova Sot)