Protestojnë çiklistët

  • 05 September 2015 - 16:01
Protestojnë çiklistët

Çiklistët në shenjë proteste për vdekjet në komunikacion kanë bërë sot një ecje nëpër kryeqytet. Ata kanë përkujtuar dy aksidentet e javës së fundit ku humbën jetën 25 vjeçari, Lorik Restelica dhe një serb.

Çiklistët nisën protestën para Pallatit të Rinisë dhe vazhduan drejt vendit ku ka vdekur Loriku, në Parkun e Gërmisë.

Përfaqësuesi i Nismës vetëdisuese për çiklizëm, Kushtrim Gojani tha se aktiviteti i sotëm “Boll mo”, ka të bëjë me ngjarjet e javës së kaluar, ku dy çiklistë kanë humbur jetën.

Ai tha se 16 vite pas lufte nuk është bërë asgjë për çiklistët, ndërsa numri i çiklistëve dita e ditës po rriten.

“Sa më shpejt që të fillojmë të merremi me këtë, besoj që do të ishe më mirë sepse ndonjëri prej këtyre çiklistëve, madje edhe unë që po e jap intervistën, ndoshta nesër nuk do të jem këtu”, ka thënë ai.

Ndryshe, Nisma vetëdisuese për çiklizëm ka filluar si iniciativën e dy të rinjëve nga Prishtina, Kushtrim Gojani dhe Besnik Ejupi, të cilët kanë pasion çiklizmin dhe duan të kontribuojnë për gjendjen e çiklizmit në Kosovë.