‘Babi të lutem mos vdis’, ishin fjalët e fundit të Aylan fëmijës sirian i cili shokoi botën (Foto)
Fjalët e fundit të Aylan Kurdit ishin, ‘ Babi të lutem mos vdis’
Tre vjeqari sirian humbi jetën në përpjekje për ta arritur në europë. Fotografitë e trupit të tij të pa jetë të nxjerrur në brigjet e detit Turk, nga batica, krijuan një jehonë shokuese në të gjithë botën, dhe shërbyen si pikë kthimi, në debatin mbi lejimin e futjes të azilkerkuesve në europë, Transmeton Gazeta Kosova Sot ONLINE.
Babai i Aylanit, ishte i vetmi i mbijetuar, i cili u përpoq me mish e me shpirt ta shpëtonte familjen e tij, vllaun e Aylanit, Galipin 5 vjeçarë dhe nënën Rehana, por pa sukses.
Zotëri Kurdi është i vetmi anëtar i familjes i cili i’a doli mbanë të shpëtonte nga valët e pa mëshirshme të detit Agean.
Halla e Aylan e cila jeton në Kanada, Fatima Kurdi, shpjegon gjersa shpërthen në vajë ; ‘’Kur barka filloi të lëkundej, dhe valët filluan ta rrëmbenin, djemët ishin në krahët e tijë’’
‘’ Ai përpiqej me të gjithë forcën që ti shtynte ata mbi detë, që të merrnin frymë, dhe ata bërtisnin, ‘Babi të lutem mos vdis’.’’
Zonja Kurdi thotë: Ai deshi ta shpëtonte të dytin, Aylanin. Kur e shikoi, kishte filluar ti dilte gjak nga sytë, kështu që ja mbylli sytë, dhe u desh ta linte edhe atë. Ai filloi të kërkonte për gruan e tijë e cila kishte filluar të fundosej.
Ai thotë: ‘U përpjeka, nuk munda ti shpëtoj. Thjesht nuk munda’’.
(Kosova Sot)