Fregata norvegjeze fundoset në det pas përplasjes me naftëmbajtësin grek
Një aksident detar, më i madhi në 50 vitet e fundit, është regjistruar në Detin e Veriut ku një fregatë norvegjeze është fundosur në ujë pas përplasjes me një naftëmbajtëse greke.
Edhe pse shpesh herë luftanijet janë përplasur me çisterna nafte, ky është aksidenti i parë që për fat të mirë nuk shkaktoi viktima.
Mësohet se fregata ka injoruar njoftimet e anijes greke. Pas përplasjes, fregata norvegjeze u fundos në det.
Të 137 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan nga anija, ndërsa 8 persona mbetën të plagosur.
(Kosova Sot)