Pas dështimit të seancës, AAK e përqeshë opozitën: Detyra juaj sot ishte vetëm ta shani Haradinajn
Pas përfundimit të seancës që ishte thirrur për diplomacinë e jashtme, kritikave të opozitës që kryeministri Haradinaj nuk erdhi në seancë, iu përgjigj grupi i deputetëve të AAK-së.
Përmes një postimi në facebook, Muharrem Nitaj, bashkë me Daut Haradinajn, Time Kadrijaj, Ahmet Isufi, Gani Dreshaj, Blerim Kuqi, Shkumbin Demlajijaj e Rasim Selmanajn i kanë dëruar opozitës një selam
Iu thanë se detyra e tyre sot ishte të vinin në Kuvend, ta shanin kryeministrin dhe të iknin.
Sipas Nitaj opozita e dinte se seanca nuk do të mbahej, por erdhen vetëm sa ta shanin kryeministrin.
“E dinin qe s’mbahej mbledhja. Erdhen, e shane Qeverine dhe iken. Thane pse nuk ka ardhur Kryeministri, e ai as qe ishte thirrur ne kete seance. Kjo ishte detyra e Opozite sot!!!
E jona eshte qe t’i kalojme edhe metrat e fundit per tu bere pjese e Interpolit dhe t’i kapercejmr edhe pengesat enorme per liberalizimin e vizave!
MN” ka shkruar Nitaj në rrjetin socila facebook.
(Kosova Sot)