Qytetarët e kanë duartrokitur vendimin e qeverisë për të taksuar sërish mallrat nga Serbia dhe Bosnja
Hilmi Rexhaj thotë se këtë vendim kosovarët jo vetëm që duhet ta përkrahim por duhet të jetë tërësisht pas këtij vendimi. “Konsideroj se ky vendim është dashur të ishte më i hershëm, sepse është vendimi më i drejtë deri më tani”.
Arsim Hoxha shprehet se ky vendim është dashur të ishte që moti. “Është vendim plotësisht i drejtë dhe vendim i konsideruar i arsyeshëm. Mendoj se këtë vendim kosovarët tashmë mezi e kanë pritur dhe të shihet se edhe Kosova din të jetë e keqe për të keqin”, u shpreh ai.
Afrim Morina thekson se është vendim i drejtë i Qeverisë. “Them kështu sepse, vërtetë Serbia, financohet nga Kosova e në anën tjetër,me ato financime e dëmton imazhin dhe mospranimin e Kosovës në institucionet përkatëse”.
Shaban Krasniqi shprehet se deri më tani Kosova nuk ka marrë asnjë vendim më të drejt se ky. “Tani duhet të vetëdijësohet edhe Kosova, sepse vetëm duke u vetëdijësuar kështu mund të ecim më shpejt drejtë prodhimeve tona vendore”.
(Kosova Sot)