E zbulon Hamiti: Marrëveshja bazike përfshin edhe autonominë politike- territoriale për serbët

  • A P /
  • 29 April 2024 - 20:40
E zbulon Hamiti: Marrëveshja bazike përfshin edhe autonominë politike- territoriale për serbët

Muhamet Hamiti i LDK’së, ka reaguar pas njoftimit të Kurtit për bisedën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilit i tha se riafirmon “zotimin tonë për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo sipas Hamitit përfshin edhe autonominë politike- territoriale për serbët.

“Autonomia është më shumë se “Zajednicë”! Në bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz, Kryeministri Kurti e paska riafirmuar “zotimin tonë për zbatim të plotë të Marrëveshjes Themelore”. Kjo përfshin edhe autonominë politike-territoriale për serbët, që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës.”

"Ky dhe VV-ja e tij gjoja e kundërshtonin Asociacionin (“Zajednicën”). Si t’u besosh kur Kurti vitin e kaluar ofroi/pranoi (si ta marrësh) “vetëmenaxhim”, autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Autonomia është më shumë se “Zajednicë”,  tha ai.

(Kosova Sot Online)