GRAPCI:PA MBËSHTETJEN E NËNTOKËS, NUK KA AFARIZËM

  • 22 November 2018 - 12:33
GRAPCI:PA MBËSHTETJEN E NËNTOKËS, NUK KA AFARIZËM

Analisti i ekonomisë Dardan Grapci, për "Kosova Sot", ka thënë se nuk duhet që të çuditemi fare se përse e kemi një numër aq të madh të mbylljes së bizneseve. "Ngase, një gjë duhet ditur dhe duhet thënë qartë se në Kosovë nuk mund të mbijetojnë bizneset e ndershme dhe ato biznese që nuk janë të lidhura me pushtetarët e inkriminuar dhe nuk janë pjesë e nëntokës kriminale të mafio-oligarkëve, të cilët po sundojnë në Kosovë dhe që janë mbi ligjin e Kushtetutën. Andaj, kompanitë e vogla janë në mbyllje e sipër, dhe kjo ka bërë që asnjë nga kompanitë e vogla nuk kanë pasur sukses në Kosovë, për shkak se kompanitë e mëdha monopoliste janë nën mbrojtjen e pushtetarëve", u shpreh ai. "Pa e bërë njëherë e përgjithmonë këtë shkëputje nga ekonomia e mafio-oligarkëve politikë dhe mafiozëve biznesmenë, asnjëherë nuk do të kemi rritje të mirëfilltë të zhvillimit ekonomik në Kosovë. Kjo po ndodh, ngase sundimi i ligjit nuk është duke u trajtuar siç duhet, sundimi i ligjit tek bizneset e mafio-oligarkëve aspak nuk po zbatohet dhe as nuk po mundohen qeveritarët që t'i ndalojnë këta biznesmenë që e kanë kapur shtetin", theksoi Grapci.

 

(Kosova Sot)