Osmani njofton se në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore falë ndihmës nga Arabia Saudite

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 16:37
Osmani njofton se në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore falë ndihmës nga Arabia Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga Alwaleed Philanthrpies Global nga Arabia Saudite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani ka falënderuar Princin saudit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Princeshën Lamia bint Majed Al Saud.

Njoftimi i plotë:

SPECT/CT/PET, paisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite.

Qytetarët tanë tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre.

Thellësisht mirënjohës Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë.

(Kosova Sot Online)