Ardhja e makinave ushtarake nga SHBA-ja në Kosovë është bërë lajm edhe në mediat serbe.
"24 automjete ushtarake arrijnë nga SHBA në Kosovë", është titulli i pjesës më të madhe të mediave, të cilat raportojnë duke treguar për arritjen e automjet.
Por, ka edhe portale nacionaliste të cilave u ka "dhembur" ky furnizim.
"Situata po tensionohet. Në Kosovë kanë arritur mjetet e blinduara nga Amerika. 14 dhjetori është data kur serbët tmerrohen e shqiptarët po armatosen", shkruan Alo.