Murati: Nafta hyn me 90 centë

  • 11 December 2018 - 18:03
Murati: Nafta hyn me 90 centë

Ekonomisti Hekuran Murati ka thënë se nafta po hyn në Kosovë për 0.90 deri në 0.95 centë euro për litër, ndërsa nuk po shitet assesi më lirë se 1.20 euro për litër. Ai ka adresuar kritika ndaj Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si dhe ndaj Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për këtë dallim të madh në çmim. Murati ka porositur këto dy institucione që të mbikëqyrin tregun e derivateve. "Veç thashë t'ju tregoj që nafta në Kosovë (përfshirë akcizën dhe tatimet) po hyn me 0.90-0.95 euro/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë assesi të bjerë nën 1.20 euro/litër. Autoriteti që mbikëqyr tregun e derivateve - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Kryesorja, taksa ndaj Serbisë po i mbulon të gjitha gjynahet", ka shkruar ai në rrjetin social "Facebook".

(Kosova Sot)