Ja pse IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë së Kosovës

  • A.P /
  • 26 April 2024 - 16:45
Ja pse IPK rekomandon suspendimin e një togeri të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka manipuluar orët shtesë të punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo vepër sipas IPK-së shkon në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

 Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një togeri policor.

Informacionet e para lidhur me këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës përderisa është duke kryer një hetim preliminar me dyshimin për manipulim të orëve shtesë të punës në drejtim të veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

IKP ka bërë me dije se do të jenë në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin dhe pritet marrja e veprimeve të tjera hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)