“Ne kemi dinjitet” të verbrit protestojnë para Qeverisë
Nën moton “Ne kemi dinjitet” Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Kosovë ka njoftuar se sot do të mbajë protestë para objektit të Qeverisë.
“Për shkak të mospërmbushjes së premtimeve nga ana e Qeverisë së Kosovës, për të cilat është zotuar edhe publikisht, jemi të detyruar që të organizojmë një protestë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues të kësaj iniciative.
Protestuesit do të mblidhen para Bibliotekës Kombëtare në orën 12:00, e më pas do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë së Kosovës.
(Kosova Sot)