Jakshiq: Serbia duhet të luftojë që Kosova të mos e themelojë ushtrinë
Në veri të Kosovës nuk ka arritur asnjë autoblindë.
Kështu thotë Marko Jakshiq nga veriu i Kosovës.
Duke folur për formimin e ushtrisë së Kosovës, Jakshiq për gazetën “Danas” ka thënë se ndaj këtij hapi Beogradi nuk ka përgjigje të duhur.
“Serbia duhet të kërcënojë qartë e zëshëm se nëse e bëjnë ushtrinë e Kosovës, sipas Rezolutës 1244 ajo ka të drejtë që me ushtrinë dhe policinë e vet të hyjë në Kosovë. Veç kësaj, ushtria e Kosovës nuk guxon të hyjë në veri, por mund t’ua bëjë të hidhur jetën serbëve në jug të Ibrit. Prandaj Serbia duhet të luftojë që Kosova të mos e themelojë ushtrinë”, ka thënë ndër të tjera ai.
(Kosova Sot)