Çitaku për formimin e Ushtrisë: Puna më e madhe fillon nga tani

  • 14 December 2018 - 22:05
Çitaku për formimin e Ushtrisë: Puna më e madhe fillon nga tani

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se formimi i ushtrisë ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe me plotë sfida.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka shkruar se puna e madhe është bërë tash e disa vite, por puna më e madhe fillon tek tash.

Postimi i plotë:

Ditë e mrekullueshme sot! Ka qenë një proces i gjatë, i mundimshëm dhe plotë sfida. Punë e madhe është bërë tash e disa vite. Por, puna më e madhe fillon tek tashti.

Dua publikisht të falenderoj kolonel Ilir Qeriqin, atasheun ushtarak të Kosovës në SHBA. Oficerët si Ilir jane heronjtë e të heshtur të këtij procesi. Me punë, profesionalizëm dhe përkushtim kanë bindur aleatët se #Kosova dhe #FSK janë partner serioz. Detyra, nderi dhe atdheu është parimi që ka udhëhequr Ilirin dhe oficerët e FSK-së.

Na priftë e mbara! 

 

(Kosova Sot)