Zbulohet “pazari” i Hashim Thaçit, kështu tentoi t’i ik Gjykatës Speciale

  • 17 December 2018 - 12:42
Zbulohet “pazari” i Hashim Thaçit, kështu tentoi t’i ik Gjykatës Speciale

“Dorëzimi i miqve në gjykata e burgje është traditë e Thaçit, por mendoj që kësaj radhe Thaçi është në rrugë për tu përgjigjur vetë në cilësinë e të akuzuarit. Sigurisht që asnjëherë nuk ka thënë atë që ka menduar dhe jo rrallë ka vepruar ndryshe prej interesit të vendit”, shprehet Abazi, për Kosova Sot.

Gjykata Speciale, javën e kaluar dërgoi disa ftesa për intervistim për ish komandantët dhe ish ushtarët e UÇK-së. E presidenti Thaçi, u bëri thirrje të gjithë atyre që ftohen nga Specialja që të dorëzohen.

Lidhur me ftesat e Speciales dhe thirrjen e Thaçit, për gazetën Kosova Sot, ka folur analisti politik, Haki Abazi.

Ai thotë se presidenti Thaçi, si duket kësaj radhe pritet të jetë njëri nga të akuzuarit e Speciales.

Image
Haki Abazi

“Dorëzimi i miqve në gjykata e burgje është traditë e Thaçit, por mendoj që kësaj radhe Thaçi është në rrugë për tu përgjigjur vetë në cilësinë e të akuzuarit. Sigurisht që asnjëherë nuk ka thënë atë që ka menduar dhe jo rrallë ka vepruar ndryshe prej interesit të vendit”, shprehet Abazi, për Kosova Sot.

Më tej, ai thekson se ndarjen e Kosovës, Thaçi ka dashur ta përdor si lloj kompensimi për Specialen.

“Ajo që është e qartë tani është që ndarjen e Kosovës kanë dashur të bëjnë si lloj kompensimi për Gjykatën Speciale. Pranimi i Gjykatës Speciale ka qenë llogaria e gabuar si shumë tjera llogari të gabuara që Thaçi ka bërë në 20 vitet e fundit. Ndryshimi është se tani faturën për këto gabime është duke e paguar Thaçi dhe klani i tij përderisa në të kaluarën e kanë paguar të tjerët e kryesisht qytetarët e vendit”, deklaron ai.

Për fund, Abazi thotë se Specialja duhet të zbulojë vrasjet dhe tentim vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë gjatë dhe pas luftës.

“Nuk dua të paragjykoj rezultatet e vendimeve të Gjykatës, por gjithsesi duhet të ndodhë që të hapen vrasjet dhe tentime vrasjet gjatë dhe pas luftës të patrioteve shqiptarë dhe për t’i hequr lakun që ja kanë vendosur vendit dhe të ardhmes evropiane”, përfundon për gazetën Kosova Sot, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi.

(Kosova Sot)