Grabitet një pikë për transfere parash në Vushtrri

  • 17 December 2018 - 13:41
Grabitet një pikë për transfere parash në Vushtrri

Në orët e para të mëngjesit është grabitur një pikë për transfere të parave nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se është vjedhur një shumë e të hollave.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Vushtrrisë, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes për hetime.

(Kosova Sot)