Hertica: Reforma, sfida kryesore

  • 19 December 2018 - 12:47
Hertica: Reforma, sfida kryesore

Njohësi i rrethanave ndërkombëtare, Ali Hertica, për gazetën "Kosova Sot", thotë se Vetting-u është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publikë me ndikimin në vendimmarrjen politike dhe institucionale, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore.

"Vetting-u është çështja kryesore në vëmendjen e politikës vendase nga qytetarët dhe ndërkombëtarët. Rregullimi i projektligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është kërkesa më emergjente e zyrtarëve.

Të dhënat e rreme në këtë drejtim mund të çojnë në ndjekje penale. Në Kosovë, procesi i Vetting-ut është si thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi, për shkak se një sistem drejtësie, i pavarur dhe i paanshëm, që ndikon në vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend, sepse sistemin kosovar e kanë katandisur oligarkët dhe klasa e despotizmit të inkriminuar që e po degradojnë shtetin dhe qytetarin", u shpreh ai. 

 

Lexo edhe këtë: Milionerët e krimit t'i nënshtrohen VETTING-ut 

 

(Kosova Sot)