Gazeta e Putinit zbulon të vërtetën e vizitës: Kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën, por Nishi…

  • 17 January 2019 - 16:30
Gazeta e Putinit zbulon të vërtetën e vizitës: Kundër korrigjimit të kufirit me Kosovën, por Nishi…

Vizita e Putinit në Beograd ka rëndësi politike dhe duhet t’i jap përgjigje pyetjes: a është Serbia e gatshme të jetë aleate kryesore e Moskës në rajon, shkruan gazeta ruse e afërt me Kremlinin, Komersant.

Nëse jo, Serbia do të vazhdojë përafrimin me BE-në dhe NATO-n, duke u balansuar ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë, vlerëson sot gazeta moskovite.

Gazeta shkruan se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kohëve të fundit aktivisht po e shtynë përpara idenë për korrigjimin e kufirit me Kosovë, si kusht për normalizimin e marrëdhenieve, pasi që e ka të pamundur integrimin e Serbisë në BE.

“Moska është skeptike ndaj marrëveshjes Serbi-Kosovë, që e dëshiron BE-ja, duke u frikësuar që do të bëhet protektorat i NATO-s. Në Moskë nuk ngruten që ta mbështesin idenë për korrigjimin e kufirit, duke vlerësuar që Beogradi me këtë faktikisht e njeh pavarësinë e Kosovës. Kështu që edhe pas bisedimeve të sotme për problemin kosovar, interpretimi i tyre mund të jetë krejtësisht i ndryshëm, ashtu siç ishte në takimin e tetorit në Moskë”, shkruan Komersant.

Mospajtimet ndermjet Moskës dhe Beogradit ekzistojnë edhe në një çështje parimore, shkruan gazeta dhe shton se bëhet fjalë për të ashtuquajturën qëndër humanitare ruse në Nish.

(Kosova Sot)