Ligji për Pagat nuk ua zvogëlon pagat qeveritarëve- arsimi e shëndetësia të vazhdojnë grevën, thotë deputetja e LDK'së

  • 18 January 2019 - 19:52
Ligji për Pagat nuk ua zvogëlon pagat qeveritarëve- arsimi e shëndetësia të vazhdojnë grevën, thotë deputetja e LDK'së

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, që tha se ka kërkuar t’i zbritet paga. Bajrami, ka thënë se me Draft-Ligjin që deputetët kanë marrë nga Qeveria, nuk i zbritet paga askujt. Ka bashkëngjitur për këtë si dëshmi, edhe Nenin 27 të këtij Draft-Ligji, pjesë e Kapitullit XI.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Greve ne arsim, greve ne shëndetësi, greve ne Trepçe, greve ne administrate.

Krejt sektori publik ne greve.

- Kush po punon?

- Sektori privat.

- Kush po e mbushe arken e shtetit?

- Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rrite numrin e inspektoreve).

- A ka greve ne sektorin privat?

- Jo

"Keshtu lulezon ekonomia"

Te nderuar greviste,

Asnjehere nuk kam perkrahe ngritjen e pagave qe nuk eshte bazuar ne rritjen ekonomike, i takoj partise e cila kete çeshtje e ka rregullu me Ligj, megjithate keto dite jam me juve, sepse e di pse keni hy ne greve. Te gjitha keto greva origjinen e kane te dyfishimi i pagave ne Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji per Pagat qe i betonon ato tutje.

Ju bej thirrje qe te mos dorezoheni! Nese pagat e juaja nuk ngriten atehere le te zbriten pagat e politikaneve.

Me draft Ligjin qe ka ardhe nga Qeveria ne Kuvend, nuk i zbritet paga askujt dhe per kete ja ku i keni deshmite:

(Kosova Sot)