Zeka: Hashim Thaçi e nisi luftën pasi e publikova listën me 21 emra të Speciales

  • A.P /
  • 10 May 2024 - 18:19
Zeka: Hashim Thaçi e nisi luftën pasi e publikova listën me 21 emra të Speciales

Milaim Zeka, sot është paraqitur në gjykatë si i dyshuar për kanosje ndaj prokurorit Afrim Shefkiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se gjatë intervistës së dhënë në vitin 2018 e ka përmendur Aleksander Lumezin dhe shton se kur ka thënë “prokurorin të qashtjes time”, nuk e ka pasur fjalën për prokurorin Afrim Shefkiu.

“Vetëm pse kam thënë se me Aleksander Lumezin dhe Hashim Thaçin do të merrem me ligj, me kanun. Unë i kam 10 landë, fare s’ka qenë aludimi për Afrim Shefkiun”, ka deklaruar Zeka.

Zeka ka deklaruar se arrestimi i tij pas kësaj deklarate “është bërë me urdhër të Abelard Tahirit”.

Zeka në këtë intervistë ka folur edhe për prishjen e raporteve të tij me ish-krerët e UÇK-së, konkretisht Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Siç pretendon Zeka, “lufta” ndaj tij kishte filluar në vitin 2016 pasi e kishte publikuar një listë me 21 emra të mundshëm për të qenë subjekt i Gjykatës Speciale.

“Lufta ka fillu atë ditë kur e kam publiku listën se cilët persona janë të mundshëm për të shkuar në Hagë. 2015 është themelu Gjykata Speciale. Në gusht të 2016 e kam publikuar listën me 21 emra. Në atë listë janë kanë Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli e plotë të tjerë”, ka thënë Zeka.

(Kosova Sot Online)