Hoti ua kujton Veselit e Haradinajt nënshkrimi me SBASHK'un për rritjen e pagave

  • 22 January 2019 - 10:51
Hoti ua kujton Veselit e Haradinajt nënshkrimi me SBASHK'un për rritjen e pagave

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti, thotë se koalicioni PAN gjatë zgjedhjeve u ka premtuar arsimtarëve se do t’ua rrisë pagat për 30 për qind, ndërsa tash po i kërkojnë që ta ndalin grevën.

Hoti thotë se ai premtim ka qenë vec mashtrim elektoral, ndërsa kërkon që të merren parasysh kërkesat e përfaqësuesve të arsimtarëve.

“Dikur koalicioni i “punëve të mëdha” kërkonte votat e arsimtarëve, duke iu garantuar 30% rritje të pagave (shih videon). Tani me arrogancë u kërkojnë ndërprerjen e grevës. Mashtrimet elektorale kanë dalë sheshit”, ka shkruar Hoti në Facebook

Sipas ish-ministrit të Financave, kërkesat e SBASHK-ut janë me vend, pas ata po kërkojnë që të rritet koeficienti, e jo pagat.

“Kërkesat e SBASHK-ut duhet të merren në konsideratë, pasi nuk po kërkojnë rritje të pagës, por trajtim të barabartë në strukturën e pagave në sektorin publik”, thuhet më tej në postimin e Hotit.

Ai thotë se zgjidhja e kësaj situate është e thjeshtë:  1. Qeveria të anulojë vendimin për dyfishimin e pagës për vete; dhe  projektligji i pagave të tërhiqet dhe të rishkruhet në konsultim me arsimtarët, mjekët, shërbyesit civil, policinë, zjarrfikësit, doganierët, inspektorët tatimorë, komunat dhe sektorët e tjerë.

(Kosova Sot)