Skandali me qumështin, Shpendi mund të përfundojë në burg

  • 22 January 2019 - 07:39
Skandali me qumështin, Shpendi mund të përfundojë në burg

Prokurorisë i kërkohet të zgjohet nga gjumi dhe të veprojë

" Kjo lloj afere tani na bën edhe ne të dyshojmë se sa nga këto mbi gjysmë milioni euro shtesë të parave të tatimpaguesve, me të cilat Shpend Ahmeti e shpërbleu Blerim Devollin dhe kompaninë e tij në parajsën fiskale, do të përfundojnë në xhepat privatë të Shpend Ahmetit, si shpërblim me zhvatje nga buxheti i komunës ,duke i rritur Ahmeti çmimet e blerjes së qumështit për fëmijë për hatër dhe interesat e tij dhe Blerim Devollit, pasi në vitin 2014 tenderi i ka kushtuar Komunës 200 mijë euro, ndërkaq i njëjti qumësht më vonë është blerë 730 mijë euro. Kjo lidhje assesi nuk mund të shihet ndryshe vetëm si një skemë puro kriminale, pikërisht ashtu siç e akuzon ish-partia e dikurshme Shpend Ahmetin", tha Guraziu për "Kosova Sot"

Ditë më parë, Lëvizja 'Vetëvendosje' ka dërguar në prokurori denoncimin kundër kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe kompanisë së Blerim Devollit për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, në të cilin tender, në krahasim me vitin paraprak, kur është shpallur tenderi për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për 300%. Mirëpo Prokuroria akoma nuk është duke u deklaruar nëse e ka hetuar këtë rast dhe nëse ka gjetur prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuzën kundër Shpend Ahmetit, sipas denoncimit të bërë dhe fakteve të pretenduara nga asamblist e VV-së. VV-ja e ka denoncuar të parin e Prishtinës për "qarosjen " me 533 mijë euro shtesë nga Shpend Ahmeti për kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit, ku në vend të 200 mijë eurove, siç ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha733 mijë euro dhe me këtë rritet dyshimi se sa nga këto mbi gjysmë milioni euro shtesë të parave të tatimpaguesve, me të cilat Shpend Ahmeti e shpërbleu Blerim Devollin dhe kompaninë e tij në parajsën fiskale, do të përfundojnë në xhepat privatë të Shpend Ahmetit, si shpërblim me zhvatje nga buxheti i komunës. Për këtë çështje duhet të deklarohet prokuroria, duke e hetuar dhe zbërthyer këtë skandal.

Rreth këtij denoncimi është kërkuar një përgjigje edhe nga Komuna e Prishtinës, përmes postës elektronike, por as zyrtarët komunalë nuk kanë kthyer përgjigje. Analistët politikë dhe qytetarët mendojnë se pas publikimit dhe denoncimit të këtij rasti, ekipi që e ka bërë këtë tender dhe nënshkruesit e tij nuk janë gjë tjetër veçse një skemë puro kriminale, siç e akuzon ish-partia Shpend Ahmetin që i ka dëmtuar vetëm me këtë tender paratë e qytetarëve për 530 mijë euro. Dyshimi që peshon gjysmë milioni euro Prof. i së drejtës, Muhamet Kelmendi, mendon që nëse prokuroria e hap këtë rast dhe gjen fakte të mjaftueshme, atëherë aktakuza kundër Shpendit mund të jetë shumë serioze, duke rezultuar edhe me dënim me burg nga ana e gjykatës."Vepra për të cilën Shpend Ahmeti, përkatësisht PSDK-ja, dyshohet është mjaft e rëndë dhe nëse dokumentohet, respektivisht provohet vepra, dënimet janë të rënda dhe me vite burg. Dyshimi i tillë i paraqitur për Devollin dhe Shpend Ahmetin në mjetet e informimit është fakt që e detyron prokurorin për të hapur hetimet penale. Kemi një dyshim që ka vlerë mbi 500 mijë euro. Pra, është dyshim i lartë dhe i rëndë. I takon të nxirren faktet dhe të zhvillohen hetimet dhe në varshmëri me ato fakte dhe dëshmi të shpallen dënimet", u shpreh ai."Kemi mjaft vepra penale, sikundër theksohet në mjetet e informimit, të kryera nga Devolli grup. Mjafton të shikohen në TV dhe të ketë dëshmi në veprimtari kriminale. Ky grup është i lidhur me klanin "Pronto", me Postëtelekomin e Kosovës, së cilës i ka shkaktuar dëme milionëshe, me tenderë, me homologim të vetëm, e ku nuk është ky grup. Pra, të dhëna mediatike ka. Lypsen fakte dhe dëshmi dhe natyrisht i takon gjykatës të vendosë", shpjegon më tej Kelmendi."Kur është fjala për komunën, më duhet të them, se kemi hyrë në vitin e dytë pas zgjedhjeve dhe pothuajse fare nuk kemi ndonjë investim në fushën sociale, në zbutjen e papunësisë, në arsim etj. As në infrastrukturë nuk ka investime, prandaj duhet të shihet e të dihet, të hetohet se ku po shkojnë mjetet. Kjo i takon prokurorisë të hetojë dhe të marrë masa juridike në drejtim të gjetjes së gjendjes dhe që gjykata të thotë fjalën e vet. Të shpresojmë në këtë", tha Muhamet Kelmendi për "Kosova Sot".

Skema komunale...kriminale Mirëpo, sipas analistit politik Gani Qarri, nisur nga përvoja e deritanishme, prokuroria e kapur, me një kryeprokuror të katapultuar nga klani PRONTO, as që do të guxojë të ngrejë padi kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Prishtinës, në të cilin tender, në krahasim me vitin kur është shpallur tenderi i mëparshëm për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për jo më pak se 300%! "Madje, megjithëse i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e "qarosi" me hiç më pak se 533 mijë euro shtesë kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit dhe në vend të 200 mijë eurove, sa ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha 733 mijë euro po kësaj kompanie dhe për të njëjtën sasi qumështi, gjysma prej të cilave, nga mbi gjysmë milioni euro shtesë të parave të tatimpaguesve, me të cilat Shpend Ahmeti e shpërbleu Blerim Devollin dhe kompaninë e tij në parajsën fiskale, do të përfundojnë në xhepat privat të Shpend Ahmetit, sikundër shpërblim me zhvatje nga buxheti i komunës së Prishtinës", u shpreh ai."Për aq më tepër, duket se pikërisht për këtë shkak Shpend Ahmeti edhe rriti çmimet e blerjes së qumështit për fëmijë, për hatër e interesat e tij dhe të Blerim Devollit, kur dihet se në vitin 2014 tenderi i ka kushtuar Komunës vetëm 200 mijë euro, ndërkaq i njëjti qumësht më vonë është blerë për 730 mijë euro,skemë kjo puro kriminale, siç e akuzon tani edhe ish-partia Shpend AHMETIN. Shpend Ahmeti me këtë tender jo vetëm se i ka dëmtuar buxhetin e komunës dhe 530 mijë euro para të qytetarëve, por kjo është edhe një skemë kriminale në koordinim me Blerim Devollin, ashtu siç po e akuzon edhe VV-ja, me të drejtë Shpendin e tyre, ish-fluturues", tha Qarri për "Kosova Sot".

Prokuroria e kapur "vështron" aferat

Sipas analistit politik Florim Zeqa, vetë zbarkimi i Shpend Jahtit në folenë e PDK-së nuk ishte i rastësishëm dhe përveç egos për privilegje pushteti, është diçka më e madhe që e ka motivuar Shpend Ahmetin që t'i bashkëngjitet një skuadre të fuqishme politike, diçka që mund të lidhet edhe për të kërkuar mbrojtje nga ndjekja për abuzim me ligjin. Ai beson se kalkulimet e Ahmetit në këtë plan do të dalin mjaft të qëlluara, pasi drejtësia ndikohet e kontrollohet nga politika. "Janë pikërisht keqpërdorimet e shumta në komunën e Prishtinës, duke filluar nga tenderët qindra milionësh të qumështit, autobusëve, shitjes së paligjshme të tokave komunale, ndërtimet pa leje, punësimet pa kritere, e deri të kaosi urbanistik në kryeqytet. Edhe përkundër keqpërdorimit skandaloz në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Prishtinës, në të cilin tender në krahasim me vitin paraprak kur është shpallur tenderi për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për 300%, ndërsa Prokuroria e ka të vështirë të marrë guximin për ngritjen e aktakuzës kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit", potencoi ai."Edhe pse Shpend Ahmeti e 'qarosi' me 533 mijë euro shtesë kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit, ku në vend të 200 mijë eurove, siç ishte paguar për qumështin ne vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha733 mijë euro, Prokuroria në dorën e të fortëve të pushtetit do të mbyllë sy e veshë karshi lëvizjes së qindra miliona eurove drejt xhepave privat të Shpend Ahmetit, sikundër shpërblim me zhvatje nga buxheti i komunës së Prishtinës. Tenderi i vitit 2014 në vlerë prej 200 mijë euro u ngrit në 730 mijë euro, qumështi mbeti njëjtë, ndërsa diferenca prej 530 mijë eurove përfundoj në xhepat e Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit. Kjo skemë kriminale, sot apo nesër nuk guxon të kalojë pa u ndëshkuar nga drejtësia kosovare. Në të kundërtën Prokuroria do të mbetet levë e mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar", tha Zeqa për "Kosova Sot".

Qytetarët nuk u zënë besë organeve të ligjit

Gazeta ka pyetur edhe qytetarë rasti nëse ata mendojnë që prokuroria do të lëvizë më në fund dhe do të ngrejë aktakuza kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimin e tenderit për furnizim me qumësht për nxënësit e ciklit të ulët të shkollave të komunës së Prishtinës. Njësoj sikur analistët politikë, edhe qytetarët nuk i besojnë kësaj përbërje të prokurorisë se do ta hetojë dhe do ta dërgojë në gjykatë një rast të tillë, i cili do të duhej dënuar, sipas tyre. Këtë mendim e ka qytetari Hamdi Krasniqi. "Mua nuk po ma merr mendja që do të ndërmerren masa hetimi as ndëshkimi lidhur me këtë rast, sepse deri më tash po shihet që të gjithë këta janë të lidhur. Edhe prokuroria, edhe gjykatat, gjyqësia, krejt janë të lidhur me këta. Këta janë bërë tash edhe me PDK-në, pavarësisht që unë nuk ia kam inati as asaj apo kësaj partie politike, por sikur të kisha mundësi të gjitha do t'i detyroja të punojnë si duhet, sepse sikur të ishim më seriozë në punë dhe pa krim e korrupsion, sot do të ishim të zhvilluar afërsisht sikurse Zvicra. Mirëpo, këto janë do gjëra që po shihen dhe askush nuk po merret me to", ka theksuar ai."Jo vetëm në këtë rast, por me sa po shihet nga të gjithë, Shpend Ahmeti po kalon tash në vitin e dytë të mandatit të dytë dhe nuk ka punuar as nuk pritet se do të punojë asnjë gjë në të mirë të qytetarëve. Hej, me i dhënë 533 mijë euro më shumë unë nuk e di se si bëhet dhe si guxon të bëhet kjo punë kështu, por ndoshta ma në fund bën gjyqi diçka, por deri tash në plot raste të ngjashme nuk kanë bërë ndonjë gjë, e si të presim ne tani e të kemi besim që do ta kryejë si duhet hetimin prokuroria dhe gjykimin meritor gjykata në këtë rast të vetëm?. Unë nuk besoj. Përndryshe, sikur të kishte qenë një prokurori serioze dhe gjykatë e pavarur, atë do të duhej marrë seriozisht dhe do të duhej çuar atje ku duhet me duar lidhur", potencoi Krasniqi. Po me aq mosbesim e sheh trajtimin e duhur të këtij rasti edhe qytetari Musa Ismaili."Unë mendoj që edhe prokuroria është e kapur prej politikave, prej këtyre të pasurve që nuk po i dihet filli se si janë pasuruar. Për këtë arsye nuk besoj që do të hetohet si duhet e të gjykohet edhe ky rast, sepse si policia, si prokuroria, por edhe gjyqësia, janë të kapur prej tyre, prej politikave të kalibrit të lartë. Të gjithë pra po e shohim, po e shihni edhe ju vetë në medie që asnjë rast nuk është që ka shkuar dhe është gjykuar si duhet, kur janë marrë me këta politikanët që janë bërë milionerë e miliarderë, sepse akoma asnjë nga ata të dyshuar nuk është i dënuar, e të mos flasim për të qenë dikush i burgosur", tha Musa Ismaili për "Kosova Sot". Sipas tij, të gjithë jemi dëshmitarë që i shohim se çfarë pasurish marramendëse kanë bërë këta, shumica prej tyre, dhe dihet fare mirë që asnjë nga këta nuk ka mundur që këtë pasuri ta krijojë nga rrogat që i kanë, por i kanë bërë vetëm me këso farë tenderësh e me këso hajnish në kurriz të popullit. Gazetari i ka dërguar pyetje komunës së Prishtinës lidhur me rastin, Prokurorisë Themelore të Prishtinës, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës së djeshme.

Ahmeti e "qarosi" devollin 

Me mosbesim e sheh angazhimin e Prokurorisë në këtë rast edhe analisti Bislim Aliu."Nuk besoj se do të ketë guxim që Prokuroria të ngrejë aktakuzë kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimet në furnizimin e qumështit për nxënësit, nga klasa e parë e deri në të pestën në komunën e Prishtinës, në të cilin tender në krahasim me vitin e kaluar, kur është shpallur tenderi me furnizim të qumështit, vlera financiare e produktit është rritur 300% . Pra, Shpend Ahmeti e "qarosi" me 533 mijë euro shtesë Blerim Devollin, kur në vend të 200 mijë euro, siç ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha 733 mijë euro?! Andaj, mbi gjysmë milioni euro do të përfundojnë në xhepin e Shpend Ahmetit. Dhe, për këtë, pyetemi si dhe pse ai e rriti çmimin e qumështit prej 200 mijë në 733 mijë euro! Kjo sigurisht është skenë puro kriminale, siç e akuzon edhe ish-partia e tij Shpend Ahmetin se ka përfituar 530 mijë euro. Pra, në bazë të këtyre akuzave dhe fakteve të prezantuara, ky është skandal i rënd i cili duhet të hetohet nga prokuroria dhe dënohet nga gjykata për keqpërdorim", tha Aliu për "Kosova Sot".

Bandat nuk po ndalen

Aspak optimist që prokuroria të shkëputet nga ndikimi i politikës dhe ta hetojë profesionalisht këtë rast nuk është as analisti Reshat Badallaj. "Do të jetë e pafalshme në historinë shqiptare po qe se Prokuroria, edhe pse unë nuk kam asnjë gram besimi, që edhe kësaj radhe të mos ngrejë aktakuzë kundër kësaj bande hajdutësh dhe maskarenjsh, fjalën e kam për bandën serbiane Devolli, shkatërruese e kombit dhe kryehajnin e Prishtinës, Shpend Jahtin, vegël e kësaj bande dhe jo vetëm këtyre, por edhe kundër disa hajnave që e kanë ndarë pazarin bashkë, sepse për mua të vjedhësh edhe në qumështin e fëmijëve do të thotë se më të pashpirt nuk mund të ketë në këtë sipërfaqe të tokës, edhe pse për mua nuk është aspak për t'u habitur se disa herë kam thënë për këtë bandë hajnash se nuk lënë gjë pa bërë, sepse përveçse në gjak e kanë tradhtinë e hajnin këta edhe janë dëshmuar publikisht dhe janë kapur me pelë përdore në disa vepra hajnish, tradhtish dhe me një bjeshkë penale për hajni,afera e skandale korruptive, edhe pse nuk janë dërguar akoma prapa grilave. Kjo nuk ka ndodhur për faktin se po dihet se Kosova është vendi më i korruptuar jo vetëm në Ballkan,por në Evropë. Këtë që po e them unë sa e sa ambasadorë, ose faktorë ndërkombëtarë janë që e kanë thënë", tha Badallaj për "Kosova Sot"

Gashi: Shkelje direkte e ligjshmërisë

Asamblisti Agim Gashi, nga LDK-ja, thotë për "Kosova Sot" se maskimi i dështimeve të kryetarit të Komunës dhe Qeverisë që ai e udhëheq ka ndodhur në çastin kur Shpend Ahmeti u bë pjesë e delegacionit për dialog me Serbinë, sepse kjo ndikoi që opinionit t'i zhvendoset vëmendja nga Komuna dhe të mjegullohet roli dhe përgjegjësitë ligjore që ka kryetari në qeverisjen e Komunës. " Qytetarët e Komunës së Prishtinës duhet ta dinë se angazhimi i kryetarit të Prishtinës në delegacionin për dialog me Serbinë është shkelje direkte e ligjshmërisë, sepse angazhimi i dyfishtë në funksione të ndryshme në të njëjtën kohë përbën shkelje të dispozitave ligjore që rregullojnë këtë fushë. Kohëve të fundit doli edhe dilema se ka shkelje në përzgjedhjen e kompanisë për furnizimin e shkollave me ushqim. Dilema u krijua për shkak të trefishimit të çmimit për të njëjtën sasi dhe lloj të menysë. Ai nuk dha asnjëherë ndonjë arsyetim publik bindës", është shprehur Gashi.

Zhvatje në kurriz të qytetarëve

Analisti Ragip Guraziu konsideron se Prokuroria me urgjencë duhet ta marrë në shqyrtim dhe hetim këtë rast, sepse faktet e prezantuara nga VV-ja flasin që Shpendi po luan me çmimin e qumështit në kurrizin e qytetarëve."Shpend Ahmeti në krahasim më 2014 tani i ka dhënë shtesë edhe 533 mijë euro sa u përket tenderëve të furnizimit me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën. Tani i hapen rrugët Prokurorisë të ngrejë aktakuzë kundër Shpend Ahmetit dhe Blerim Devollit për keqpërdorimet në tenderin për furnizim me qumësht për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën në Komunën e Prishtinës, në të cilin tender në krahasim me vitin paraprak kur është shpallur tenderi për furnizim me qumësht, vlera financiare e produktit është rritur për 300%?! Prokuroria duhet të shohë se si e "qarosi" me 533 mijë euro shtesë Shpend Ahmeti kompaninë në parajsë fiskale të Blerim Devollit, ku në vend të 200 mijë eurove, siç ishte paguar për qumështin në vitin 2014, Shpend Ahmeti tani ia dha733 mijë euro", theksoi Guraziu për "Kosova Sot"

(Kosova Sot)