Thaçi e Haradinaj s’e thërrasin në Dukagjin, Veseli lajmërohet në Facebook

  • 24 March 2019 - 14:40
Thaçi e Haradinaj s’e thërrasin në Dukagjin, Veseli lajmërohet në Facebook

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, një herësh edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 21-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Veseli ka shkruar se, 24 marsi i vitit 1998, është datë krenarie në historinë e luftës sonë për liri.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

24 marsi i vitit 1998 është datë krenarie në historinë e luftës sonë për liri.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ranë në betejat e Dukagjinit.

(Kosova Sot)