Kjo është strategjia e Kinës për ta përçarë BE’në

  • 24 March 2019 - 20:19
Kjo është strategjia e Kinës për ta përçarë BE’në

Presidenti Xi Jinping është në një vizitë gjashtë ditore në Itali, Monako dhe Francë, ku ai planifikon të vendosë marrëdhënie individuale me secilin prej këtyre vendeve.

Kjo vjen pasi Bashkimi Evropian po mundohet të krijojë një politikë koherente dhe agresive ndaj Kinës në fushat e tregtisë dhe sigurisë, shkruan Business Insider.

Ekspertët thonë që Kina mund t’i kthejë shtetet e BE-së kundër njëra-tjetrës, duke ndaluar bllokun e 28 shteteve të krijojë një politikë të përbashkët që mund të dëmtojë planet ekonomike të Pekinit.

Kina ka plane shumë të mëdha dhe ambicioze për BE’në, dhe bllokut kjo nuk i pëlqen aspak.

Pesidenti Xi Jinping në vizitën e tij në Romë arriti një marrëvëshje me Italinë për të nënshkuar një memorandum të mirkuptimit, që kjo e fundit t’i bashkohet Iniciativës ”Belt and Road”. Ky është projekti gjigant i Kinës për të lidhur botën me anë të infrastrukturës.

Dy shtetet gjithashtu nënshkruan dhjetë marrëveshje të tjera në sektorë që përfshijnë: menaxhimin e porteve, energjinë, industrinë dhe gazin në marrëveshje që mund të kapin vlerën e 20 miliardë eurove. 

(Kosova Sot)