Ganimete Musliu i gëzohet shkarkimit të zv.ministres serbe që shkroi për bombardim të NATO’s

  • 25 March 2019 - 12:39
Ganimete Musliu i gëzohet shkarkimit të zv.ministres serbe që shkroi për bombardim të NATO’s

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, që dje kërkoi shkarkimin e zëvendësministres serbe, sot thotë se mori përgjigje nga kryeministri Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq, pas një postimi të saj për 20-vjetorin e bombardimeve të NATO’s

Zyrtarja e shtetit të Kosovës ka shkruar dje se “NATO’ja kreu gjenocid ndaj serbëve që luftonin terroristët shqiptarë brenda territorit të saj”.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”,kishte shkruar Mikiq nga Lista Srpska.

Deputetja Musliu reagoi dje duke thënë se Mikiq nuk mund të paguhet me taksa të qytetarëve të Kosovës.

(Kosova Sot)