“Kosova Sot” mbetet lidere në vend dhe në rajon

  • 29 March 2019 - 08:17
“Kosova Sot” mbetet lidere në vend dhe në rajon

Lexuesit: Historia e gazetës "Kosova Sot" është historia e Kosovës

Përfaqësues nga jeta politike, ekonomike e kulturore, qytetarë, lexues të devotshëm të gazetës lidere “Kosova Sot” theksojnë se në vlugun e luftës në Kosovë, okupatori serb shkatërroi shtypshkronjën e gazetës "Kosova Sot" më 24 mars 1999, të cilën paraprakisht e kishte ndaluar që të botohej disa ditë më përpara. Sipas tyre, ky akt i djegies së shtypshkronjës nuk paraqet gjë të re në mendësinë e shovinizmit serb ndaj qenies shqiptare, por paraqet një dëshmi më shumë në sytë e tërë botës për urrejtjen antishqiptare

Image
Agim Shahini

Agim Shahini, kryetar i AKB-së

Roli i medieve të shkruara, që botoheshin gjatë okupimit në Kosovë, ishte shumë i domethënës, sepse ishin një dritare e informimit të qytetarëve mbi gjenocidin e Milosheviqit që e bënte ndaj shqiptarëve të Kosovës. Një rol të tillë me shumë rëndësi e pati gazeta “ Kosova Sot”, dhe pikërisht se ishte një dritare e informimit, kjo gazetë njëherë u dënua me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas në 24 mars 1999 forcat serbe edhe e dogjën shtypshkronjën e “Kosova Sot”.

Por, për dallim nga mediet e tjera që e ndryshuan diskursin e tyre pas lufte, gazeta “ Kosova Sot’ nuk e ndryshoi linjën kritike dhe si e tillë mbeti një gazetë lidere e vendit, sepse temat që ajo i trajton janë të rëndësishme, e në veçanti informatat që ajo i plason për krimin e organizuar, korrupsionin dhe ryshfetin që si dukuri kanë zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës. Së këndejmi, gazetë “Kosova Sot”, sikurse që ishte një dritare e informimit në kohën e luftës, e tillë mbeti edhe në kohën e paqes. Kjo e bën gazetën “ Kosova Sot’ gazetën më të preferuar në Kosovë, sepse është gazetë lidere e vendit.

Image
Osman Ejupi

Osman Ejupi, ish-kryetar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

E veçanta e këtij mediumi është se gazeta “ Kosova Sot” e kreu me sukses punën e vet si në luftë, ashtu edhe në paqe. Sepse, në kohën e luftës ishte dritare e madhe e informimit për vendin dhe ndërkombëtarët që raportonte për gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Dhe, pikërisht për këtë kjo gazetë u dënua nga Serbia me 300 mijë marka gjermane, kurse më pas, më 24 mars 1999, falangat serbe e dogjën shtypshkronjën. Por, menjëherë pas luftës ”Kosova Sot”, pa asnjë frikë, vazhdoi me aktivitetin e saj duke informuar qytetarët se çfarë po ndodh në Kosovë, duke u fokusuar me theks të veçantë në luftimin dukurive të këqija në vend. Prandaj, si e tillë, “ Kosova Sot’, në saje të punës së palodhshme, mbetet në nivel të misionit gazetaresk se është e pavarur dhe nuk ndikohet nga politika ditore.

Ruajti paanshmërinë dhe korrektësinë

Image
Eshref Memaj

Eshref Memaj, nënkryetar i KK të Prizrenit

Mendoj se regjimi i asaj kohe, veçanërisht nga viti 1989 e deri në përfundimin e luftës, qershor 1999, nuk ka zgjedhur mjete për shkatërrimin e çdo sfere të jetës dhe në mesin e tyre edhe burimet e informacionit, siç ishte "Kosova Sot". Qëllimi kryesor i Serbisë ka qenë që çdo herë ne të jemi në terr të dijes, e veçanërisht edhe në terrin informativ. Sulmi i parë është bërë në drejtim të arsimit dhe shkencës, ku gravitonte pjesa më elitare e shoqërisë intelektuale.

Gazeta "Kosova Sot", e cila është lexuar shumë për shkak të korrektësisë dhe informacionit të saktë, jo rastësisht ka qenë cak i sulmit të Milosheviqit. Shteti serb çdo herë ka vepruar në mënyrë të organizuar përmes ministrave në Qeverinë e tij ku ato më patriote janë cilësuar nga ana e Serbisë ato që bëjnë vrasje, masakra dhunime e shkatërrime etj., duke e shndërruar Kosovën në tokë të djegur. Gazeta "Kosova Sot" jo vetëm që ka qenë burim informacionit, por ka kryer edhe një obligim kombëtar, që të sensibilizojë opinionin jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

Halit Shabani, ish-anëtar i Bordit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës

Nuk ka mëdyshje se gazeta “ Kosova Sot” e kreu më së miri misionin e saj, sepse në kohën e luftës ishte një dritare e informimit të opinionit vendor dhe atij të huaj për krimet serbe që po bëheshin në Kosovë dhe dëbimin e 1 milion shqiptarëve autoktonë që ishin momentet më të vështira të popullit, pasi ishte një bllokadë e informimit.

Por, falë punës së gazetës”Kosova Sot’, opinioni vendor dhe i huaj e mësoi të vërtetën se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe për pasojë gazeta” Kosova Sot’ e pagoi shtrenjtë, sepse këtij mediumi, pasi e dënuan paraprakisht me 300 mijë marka, forcat serbe më 24 mars 1999 ia dogjën shtypshkronjën. Por, edhe pas luftës, “ Kosova Sot” ishte medium që vazhdoi pa ngurruar ta ndjekë politikën e pavarur mediave, duke vazhduar me shkrimet mbi krimin dhe korrupsionin. Me gjithë kërcënimet e pushtetarëve, gazeta “ Kosova Sot”, prapëseprapë mbeti lidere e informimit në vend dhe në rajon.

Aziz Sefedini, ekspert ekonomie

Shumica e qytetarëve tanë e dinë se gazeta “Kosova Sot” ishte mediumi që e bëri punën me nder në luftë edhe më paqe. Kjo pasi gjatë luftës ky medium e informoi opinionin vendor dhe të huaj me të bëmat e regjimit të Milosheviqit . Kjo punë e palodhshme e gazetës ”Kosova Sot”, në periudhën e luftës u bë halë në sy e regjimit, që fillimisht e dënoi me 300 mijë euro këtë medium, kurse më 24 mars 1999 regjimi i Serbisë e dogji shtypshkronjën e gazetës “Kosova Sot”.

Ajo me informatat e saj tregoi se çfarë gjenocidi po bëhej në Kosovë. Në punën e saj pas lufte gazeta me shumë sukses e kreu punën e saj në luftimin e dukurive të këqija të pasluftës në Kosovë, sepse diti ta ruajë paanshmërinë dhe korrektësinë e informimit të opinionit, dhe gazeta “ Kosova Sot”, mbetet gazeta më e besuar e vendit.

Prof. Ilam Berisha, mësimdhënës

S’ka dyshim se, gazeta “KOSOVA SOT” është gazeta më e lexuar. Jo rastësisht, para 20 vjetësh ishte cak i djegies nga ana e regjimit të atëhershëm shqip, vetëm e vetëm se, roli dhe rëndësia e kësaj gazete, jo vetëm në informimin e drejtë, po edhe në sensibilizimin e frymëzimin drejt aspiratave kombëtare, nga ana e kësaj gazete ishte i pakompromis. Dhe jo vetëm kaq, regjimi kriminal serb jo vetëm që nuk lejoi të botohej gazeta, po edhe objektin ku shtypej gazeta, dhe në kuadër të kësaj, edhe libra shqip, e dogji, me qëllimin që, edhe gjurmët e kësaj gazete t’ia humbte fare. Atëherë, pra në kohën kur më së shumti kishte nevojë për informim të drejtë e të guximshëm, gazeta “KOSOVA SOT” ishte kushtrim për bashkim kundër okupatorit, që tashmë ndikimi shtypës vërehej në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare në Kosovë.

Përkundër shkatërrimit të objektit ku shtypej gazeta, përkundër kidnapimit të teknologjisë për të pamundësuar këtë dritare të informimit të opinionit, me përkushtimin maksimal të njerëzve, të cilët ia dinë vlerën gazetarisë së mirëfilltë, gazeta “KOSOVA SOT” është ringjallur, dhe me kënaqësinë dhe entuziazmin më të madh, sot lexohet nga shumë-shumë lexues, gjë që, me korrektësinë dhe informimin e drejtë e profesional, gazetën e bën ndër më të lexuarat në shtypin ditor.

Me guxim dhe pa frikë shkroi artikuj për korrupsionin

Image
Muharrem Qafleshi

Prof. Muharrem Qafleshi, profesor dhe etnolog

Gazeta “Kosova Sot” edhe para luftës e ka ngritur zërin e vet kundër regjimit fashist dhe famëkeq të satrapit të Ballkanit, Milosheviqit, duke ia nxjerrë të palarat para botës së civilizuar se Serbia dhe Milosheviqi nuk respektojnë as një kriter moral e njerëzor.

Ndërsa pas luftës e me guxim dhe pa frikë shkroi artikuj për korrupsionin, keqpërdorimet e posteve zyrtare, hajnit, padrejtësitë që bëheshin e po bëhen edhe sot në Kosovë! Unë për këtë e përgëzoj këtë gazetë dhe i uroj që të vazhdojë kështu edhe në të ardhmen.

Image
Bedri Halimi

Prof. Bedri Halimi, krijues letrar

Në vlugun e luftës në Kosovë, okupatori serb shkatërroi shtypshkronjën e gazetës "Kosova Sot" më 24 mars 1999, të cilën paraprakisht e kishte ndaluar që të botohej disa ditë më përpara. Ky akt i djegies së shtypshkronjës nuk paraqet gjë të re në mendësinë e shovinizmit serb ndaj qenies shqiptare, por paraqet një dëshmi më shumë në sytë e tërë botës për urrejtjen antishqiptare.

Djegia e shtypshkronjës, vendit ku janë botuar edhe libra shqip, përpos humbjes materiale që i shkaktoi pronarëve të kësaj shtypshkronje dhe kësaj gazete, paraqet simbolikisht dhe praktikisht zbatimin e politikës së tokës së djegur në Kosovë. Serbisë përderisa i pengonte çdo gjë shqiptare, nuk kishte se si të mos i pengonte plasimi i së vërtetës në opinion. Prandaj synonte ta ngufaste të vërtetën reale, në mënyrë që opinionit t’ia plasonte vetëm të vërtetën serbe.

Kontributi i gazetës “Kosova Sot” qysh atëherë ishte në funksion të plasimit të së vërtetës në opinion, e që kjo nënkuptonte edhe plasimin e së vërtetës së zhvillimit të ngjarjeve të luftës në Kosovë. Stafi i kësaj gazete nuk ishte indiferent ndaj këtyre zhvillimeve dhe si rrjedhojë Serbia përdori ndëshkimin përmes rrugës së zjarrit, duke mos e llogaritur se në zjarret që i kishte ndezur që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Kosova, këtu do të digjej përfundimisht vetë.

Gazeta "Kosova Sot" sërish u rimëkëmb, duke vazhduar në misionin e saj të shenjtë në plasimin e së vërtetës, në mosqëndrimin indiferent ndaj dukurive deviante në shoqëri në periudhën e pasluftës e deri në ditët e sotme. Kjo gazetë mbijetoi falë këmbëngulësisë dhe profesionalizmit që ka zbatuar stafi menaxhues i kësaj gazete. Nëse do të vazhdojë të jetë e paanshme, jetëgjatësia e këtij mediumi është e garantuar.

Prof. Gazmend Beqaj, letrar e poet

Jo rastësisht populli thotë se pema që s'ka fruta nuk gjuhet me gurë...Keni qenë gjithmonë therë ne sy për regjimin serb dhe uroj te vazhdoni të jeni therë në sy për të gjithë keqbërësit e kohës së pasluftës!

Nderim Gashi, profesor

Historia e gazetës "Kosova Sot" është historia e Kosovës. Përpjekja e gazetës "Kosova Sot" që ta mund terrin informativ, kur qenia jonë kombëtare rrezikohej të zhdukej, ishte më shumë se heroike...

Vështirësitë e "Kosova Sot", sot, janë vështirësitë që po kalon Republika e Kosovës, sot!Kam bindje time të fortë, se Kosova do ja dalë t'i tejkalojë vështirësitë e veta, bashkë me mediumin e lirë "Kosova Sot"! Përpjekja për ta ruajtur lirinë e veprimit, krijon rezistencë te bota kleptokratike e pushtetit! Gazetën " Kosova Sot" e inkurajojmë të qëndrojë dhe kjo pengesë në liri të Kosovës, që po i bëhet gazetës, do të mbetet njollë turpi mbi të gjithë ata që orkestrojnë gjëra të tilla!

( vijon)

(Kosova Sot)