Lirohen tre policët që u akuzuan se shtyn kolegen të bënte vetëvrasje

  • 29 March 2019 - 15:04
Lirohen tre policët që u akuzuan se shtyn kolegen të bënte vetëvrasje

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Deçan –  Departamenti i Përgjithshëm ka shpallë aktgjykim lirues ndaj të pandehurve Besim Boja, Fatmir Gashi dhe Ardian Toplana, për shkak se nuk u provua se të njëjtit e kishin kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

I pandehuri Besim Boja, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2009 e tutje, shtytë  personin tjetër  për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i  pandehuri gjatë lidhjes që e ka pasur me kolegen e tij ish policen tani të ndjerë, Pashke Bekaj, ka malltretuar fizikisht të njëjtën duke e rrahur dhe frikësuar, duke i  premtuar se do të martohet me të,  ku në një rast  deri sa e  dëmtuara  ishte  duke shtuar në shtëpinë e saj ndalohet nga këtu i pandehuri i cili ishte me automjetin e tij, i afrohet tani ta ndjerës dhe e godet me grusht në gjoks, ashtu që tani e ndjera si pasojë e veprimeve të të pandehurit kishte përforcuar vendimin dhe në  shtëpinë e  saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri u akuzua për vepër penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

I pandehuri Fatmir Gashi u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti  2009 e tutje, shtytë personin tjetër  për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri gjatë lidhjes që ka pasur me kolegen e tij ish  policen – tani të ndjerë, ka malltretuar psiqikisht dhe fizikisht të njëjtën duke e rrahur, frikësuar, me ç’rast fillimisht i ka kërkuar që të kenë marrëdhënie seksuale edhe pse e  ka ditur se tani e ndjera është në lidhje me kolegun e tij, ku pasi e njëjta  e kishte refuzuar, i pandehuri  shkon deri tek shtëpia e saj duke shtënë me armë afër dritares së shtëpisë, duke e thirrë në telefon, duke e gjuajtur me gurë në dritare, ndërsa e sulmon fizikisht në stacionin policorë, me ç’rast e njëjta jashtë vullnetit të saj detyrohet që të kryej marrëdhënie seksuale me të pandehurin, ashtu që tani e ndjera si pasojë e veprimeve të të pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri F.G u akuzua për vepër penale shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

I pandehuri Ardian Toplana, u lirua nga aktakuza për shkak se që nga viti 2014 e tutje shtytë personin tjetër për të bërë vetëvrasje, në atë mënyrë që i pandehuri pasi që më parë kishte ndërprerë  lidhjen me tani te ndjerën, i njëjti kishte filluar të kërkoi nga e njëjta që të rifilloi lidhjen e tyre, po ashtu e ka penguar të ndjerën në martesë, si dhe merr telefonin personal duke u lajmëruar në thirrjet që ja kanë bërë të tjerët, ashtu që e njëjta si pasojë e veprimeve të të pandehurit përforcon vendimin dhe në shtëpinë e saj vetëvritet me armën zyrtare, me çka i pandehuri kishte për të kryer veprën penale shtytje ne vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë në afat prej 15 ditësh, nga dita e marrjes. Ankesa i dërgohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes kësaj Gjykate. 

(Kosova Sot)