Vritet një person në Viti, policia jep detaje
Gjatë ditës së sotme është raportuar një vdekje e dyshimtë në komunën e Vitisë. Polica e Kosovës ka treguar për media se një personi i moshës rreth 60-vjeçar është raportuar se ka vdekur.
Në polici kanë thënë se kjo është konstatuar se ishte një vetëvrasje.
“Është e vërtetë se një person ka vdekur sot në komunën e Vitisë. Rasti është raportuar në mesditë. Sipas ekspertizave që janë bërë është thënë se personi ka vrara vetën. Polica e ka cilësuar këtë si vdekje të dyshimit. Nuk kemi ndonjë informatë se cilat janë shkaqet e kësaj vetëvrasje”, ka thënë për mediaIsmet Hashani nga Polica e Kosovës për regjionin e Gjilanit
(Kosova Sot)