Skandali i radhës me veteranët, Komandantët tregojnë fuqinë

  • 02 April 2019 - 20:08
Skandali i radhës me veteranët, Komandantët tregojnë fuqinë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim refuzues për kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, e cila kishte kërkuar pezullimin e pensioneve për më shumë se 19 mijë veteranë të luftës, deri në përfundimin e procedurës penale. E lidhur më këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot” do të lexoni shkrimin se a është kjo një skandal i radhës i drejtësisë kosovare? Si do te vazhdojnë veteranët e rrejshëm të marrin pensionet, duke mos qenë fare në luftë? A është kjo një goditje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, kur merren parasysh kritikat e ditëve të fundit? A është kjo dëshmi se komandantët janë edhe mbi ligjin? Si po vazhdon në këtë mënyrë zhvatja e buxhetit të shtetit? A është ky vendim dëshmi se drejtësia kosovare qysh para 12 vitesh është në dorë të mafias dhe klaneve kriminale të lidhur me majat e pushtetit në Kosove!?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)