Eksperti gjerman tregon se deri kur do të presin kosovarët për liberalizimin e vizave

  • 03 April 2019 - 22:12
Eksperti gjerman tregon se deri kur do të presin kosovarët për liberalizimin e vizave

Sipas njohësit të zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Bodo Weber, afati potencial për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk mund të vijë para zgjedhjeve në Bashkimin Evropian.

Weber ka thënë  ishte gabim kur komisionari Johanes Hahn tha se nuk do të ketë liberalizim të vizave për ju.

“Në këtë mënyrë ai diskreditoi reputacionin e Bashkimit Evropian”, tha Weber.

“Realisht do të duhet të presim deri pas zgjedhjeve parlamentare evropiane dhe që komisioni i ri të fillojë dhe shpresoj që Gjermania të ketë levën për të negociuar me Parisin për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai, raporton ktv.

Weber përmendi edhe politikën populiste që po vazhdon ta bëjë presidenti francez, Emmanuel Macron, e që sipas tij janë gjëra shkatërruese.

(Kosova Sot)