Delegacioni i Kosovës arrin në Samitin Dixhital, pritet firmosja e marrëveshjes për roamingun

  • 04 April 2019 - 10:08
Delegacioni i Kosovës arrin në Samitin Dixhital, pritet firmosja e marrëveshjes për roamingun

Delegacioni i Kosovës, kryesuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka arritur në Beograd në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin Dixhital të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit i cili do të zhvillohet në Beograd, pritet që Kosova të firmos një marrëveshje rajonale mbi çështjen e uljes së çmimeve të roamingut.

Pjesë e këtij samiti do të jenë: Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Shqipëria.

(Kosova Sot)