A do të udhëtojë nesër në SHBA Ramush Haradinaj?

  • 04 April 2019 - 17:53
A do të udhëtojë nesër në SHBA Ramush Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hradinaj, pritet që nesër të udhëtojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shumë zyrtarë të Qeverisë së Haradinaj e kanë konfirmuar që ai nesër do të udhëtojë drejt Washingtonit, megjithatë asnjëri nuk ka pranuar të flas zyrtarisht.

“Po ai do të udhëtoj nesër”, ka thënë burim i afërt me Haradinajn.

Ai ka sqaruar se nuk mund të flas zyrtarisht për një çështje të tillë, duke shtuar se vizita e tij do të jetë private.

“Do të jetë një vizitë private”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ky burim ka sqaruar se asnjëherë nuk i është refuzuar viza kryeministrit Haradinaj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por vetëm ka pasur vonesa.

Ndër të tjera ky burim ka treguar se Haradinaj në SHBA do të takohet me disa personalitete të rëndësishme, megjithatë nuk dihet ende saktë se cili do të jetë qëllimi i kësaj vizite.

Media gjatë gjithë ditës ka provuar që të gjej një zyrtar brenda kabinetit të Haradinajt apo një anëtar të AAK-së i cili mund të flasë, por askush nuk ka pranuar që një gjë të tillë ta bëj zyrtarisht, ndërkohë disa të tjerë kanë qenë të pa çasshëm në telefon.

(Kosova Sot)