Zgjodhi njeriun e krimit kryetar të Prishtinës, kërkohet përgjegjësi nga VV

  • 09 April 2019 - 19:19
Zgjodhi njeriun e krimit kryetar të Prishtinës, kërkohet përgjegjësi nga VV

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni se a janë dëshpëruar thellë qytetarët me të gjitha partitë politike, si në pushtet ashtu edhe në opozitë? A duhet kërkuar përgjegjësi edhe nga opozita, në rastin konkret VV-ja, e cila e solli në pushtet në kryeqytet, njeriun e krimit të organizuar, Shpend Ahmetin -Jahtin?

Pse VV-ja duhet të jap përgjegjësi që njeriun e krimit e zgjodhi dy herë kryetar të Prishtinës, edhe pse që nga starti shihej qartë se Shpend Ahmeti është njeri i klanit Pronto dhe nëntokës kriminale, në jahtet e të cilëve edhe u zu mat? A duhet ndëshkuar me votë këtë klasë politike të inkriminuar, si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin komunal, siç është rasti me Shpend Ahmetin?

Për këto e shumë materiale tjera, lexojeni gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.