Haradinaj për takimin në Berlin: S’kemi në agjendë takime kokë më kokë

  • 11 April 2019 - 13:13
Haradinaj për takimin në Berlin: S’kemi në agjendë takime kokë më kokë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin që do të mbahet në Berlin me 29 prill ku do të jenë prezentë udhëheqësit e ballkanit. Haradinaj ka thënë se shpreson se do të kenë mundësi që të diskutojnë edhe për viza, teksa shpjegon se nuk kanë në agjendë takime kokë me kokë me ndonjë nga liderët.

“Te festa është takim i gjërë janë të ballkanit perëndimor udhëheqësit e institucioneve dhe institucionet e besë është një ndër që këtë takim e kryesojnë bashkë kancelarja Merkel e Presidenti Makron, e kemi nder edhe na në emër të Kosovës, po nuk kemi agjendë ose takime tjera bilaterale apo kokë më kokë, deklaroi Haradinaj.

Tutje, i pari i Qeverisë po thotë se e rëndësishme është që të diskutohet për liberalizimin e vizave.

“Aty janë shumë njerëz mbi 10 njerëz të ftumë me siguri do të jetë një tavolinë e madhe do të bisedojnë ata që kanë fjalë do ta kemi mundësinë me bisedu do të konsultohemi paraprakisht për tema unë e kam këtë shumë me rëndësi sepse jemi të interesum për liberalizim të vizave shpresojmë që ta kemi mundësinë ta trajtojmë këtë temë”, thotë ai.

Me 29 prill me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të mbahet takimi i liderëve të ballkanit.

(Kosova Sot)