Serbët e kërkojnë Vuçiqin të vdekur

  • 11 April 2019 - 15:32
Serbët e kërkojnë Vuçiqin të vdekur

Në Serbi dikush po e kërkon vdekjen e presidentit të tyre Aleksander Vuçiq dhe bashkëpuntorëve të tij.

Këtë persona të panjohur e kanë bërë përmes disa parullave të shkruara në qytetin e Jagodinës.

“Vdekje për Vuçiqin dhe bashkëpuntorët “, thuhet në këto parulla të shkruar nëpër muret e shtëpisë, raporton tanjug.

Këto parulla gjenden menjëherë në hyrje të qytetit të Jagodinës në Serbi.

Aktualisht situate në Serbi është e tensionuar për shkak të preplasjeve të pushtetit  me partitë opozitare të cilat po kërkojnë rrëzimin e Vuçiqit nga pushteti.

Atje gjithashtu do të mbahen zgjedhjet locale, dhe lufta e partive politike ndërmjet vete është intesifikuar.

(Kosova Sot)