Këshilltari i Veselit për gruan e Millosheviqit: Lady Makbeth e Ballkanit
Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, e ka quajtur gruan e kriminelit Slobodan Milosevic si ‘Lady Makbeth të Ballkanit’.
Latfi pas vdekjes së gruas së Millosheviqit, me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur Mira Sarkovicin si ‘Lady Macbeth’, bazuar në tragjedinë e shkruar para gati katër shekujsh të William Shakespeareit, me titullin “Makbeth”.
Ai tha se gruaja e kasapit të Ballkanit mbështete burrin për krimet e luftës që bëheshin.
Postimi i plotë i Latifit në Facebook:
Shekspiri dhe Mira Markoviç
Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.
Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit.
(Kosova Sot)