Blerim Devolli trash milionat, Gent Cakaj nuk guxon ta shkarkojë

  • 17 April 2019 - 19:18
Blerim Devolli trash milionat, Gent Cakaj nuk guxon ta shkarkojë

Nesër në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si e pse u vlerësua vetëm Rrahim Pacolli si i padenjë nga Gent Cakaj për të bartur titullin e Konsullit të Nderit të Shqipërisë, por jo edhe biznesmeni i inkriminuar në skandale , Blerim Devolli nga Peja?!

Si po i shfrytëzon Blerim Devolli si konsull nderi i Shqipërisë në komunën e Pejës, privilegjet, për të cilat siç duket ua ka lyrë fytin pushtetarëve në Tiranë? Si po shëtitet Blerim Devolli me targa diplomatike dhe me të tjera privilegje të konsullit të nderit, duke i krijuar vetes imunitet, të blerë me para nga pushtetarët shqiptarë? Për çfarë imazhi të Shqipërisë mund të flitet kur zgjedh konsuj nderi njerëz si Blerim Devolli apo Rrahim Pacolli, të cilit iu mor ai titull, mirëpo mikut të ngushtë të pushtetarëve në Kosovë dhe Shqipëri, Blerim Devollit, i cili përmbi 10 vite përmes pushtetarëve të inkriminuar, së bashku me vëllaun e vet, i bën qindra miliona euro, duke zhvatur popullin dhe ndërmarrjet publike si dhe buxhetin e shtetit?

Pse Gent Cakaj, ministri i jashtëm i Shqipërisë nuk guxon e as nuk denjon t`ia marrë titullin edhe Blerim Devollit si konsull Nderi i Shqipërisë, i cili vlerësohet vetëm si turpi dhe kryezhvatësi i Kosovës e kurrsesi Nderi i Shqipërisë!?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, “Kosova Sot”.