Tregon ambasadori amerikan: Ja zgjidhja Kosovë-Serbi, është paraqitur në letrën e Trumpit

  • 18 April 2019 - 16:38
Tregon ambasadori amerikan: Ja zgjidhja Kosovë-Serbi, është paraqitur në letrën e Trumpit

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka thënë se zgjidhja Kosovë-Serbi është e përshkruar në letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ua ka dërguar Thaçit e Vuçiqit.

Ai thotë se përveç njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve, nuk ka kërkesa tjera. 

“Ne shohim se një zgjidhje gjithëpërfshirëse e këtyre çështjeve do të duhej të përfshinte njohjen e ndërsjellë, kjo është shkruar edhe në letrën e Trumpit, kjo s’është asgjë e re. Por, për sa u përket presioneve të reja, kjo nuk qëndron”, tha Scott në televizionin serb “Prva”.

“Nga këtu e tutje, varet nga ju”, shtoi diplomati amerikan.

(Kosova Sot)