Foto nga vendi ku ndodhi vrasja e trefishtë
Një konflikt familjarë që ndodhi sot në një familje në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka lënë tre persona të vdekur. Sipas Policisë së Kosovës një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.
Media u sjell fotografi nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janè vrare tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Ahmeti.
(Kosova sot)