Veseli kërkon të bëhet e pamundura që të shpëtohet qytetari i ngujuar nën gërmadhat e ish-hotelit

  • 22 April 2019 - 22:46
Veseli kërkon të bëhet e pamundura që të shpëtohet qytetari i ngujuar nën gërmadhat e ish-hotelit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh shef i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka cilësuar të trishtueshëm lajmin për shembjen e objektit të ish-hotel ‘Adriatikut’ në Mitrovicë.

Veseli ka kërkuar nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e një qytetari që është ngujuar në gërmadhat e ndërtesës.

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim dhe shpëtim ka mbërritur në Mitrovicë, për të ofruar ndihmën e nevojshme në kërkimin e njërit prej punëtorëve që e zunë muret e rrënuara të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë.

(Kosova Sot)