Grabitja në Rinas/ Gjykata jep vendimin për një prej autorëve, Bengasi tregon dinamikën… si funksiononte grupi

  • 23 April 2019 - 14:46
Grabitja në Rinas/ Gjykata jep vendimin për një prej autorëve, Bengasi tregon dinamikën… si funksiononte grupi

 Gjykata për Krime të Rënda caktoi “Arrest në burg” pa afat për Alkond Bengasin, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar të flasë asnjë fjalë para trupit gjykues.

Ndërkohë në deklarimet që ka dhënë më herët në Prokurori mësohet se Brengasi ka pranuar akuzat duke treguar edhe detaje sesi funksiononte grupi si dhe sesi u planifikua grabitja në Rinas.
Sakaq prokuroria pritet që t’i japë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

***Grabitja në Rinas, del para gjykatës një prej autorëve

Gjykata për Krime të Rënda nisi seancën për caktimin e masës se sigurisë ndaj Alkond Bengasit, një prej të arrestuarve për grabitjen e 9 prillit, ku mbeti i vrarë një prej autorëve, Admir Murataj.

Për 14 ditë, Prokuroria dhe policia zhvilluan hetime për zbardhjen e grabitjes së 5.8 milionë eurove, duke arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Seanca te Krimet e Rënda, është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa Bengasi përfaqësohet nga një avokat kryesisht.

Në sallë janë edhe dy prokurorët e dosjes, Arenc Çela dhe Klodian Braho, të cilët do të kërkojnë “Arrest në burg”. 

(Kosova Sot)