Miliarderi danez mbetet pa tre fëmijë të tij

  • 23 April 2019 - 15:56
Miliarderi danez mbetet pa tre fëmijë të tij

Miliarderi danez Anders Holch Povlsen (46 vjet) ka bërë me dije se tre nga katër fëmijët e tij kanë humbur jetën në sulmet terroriste në Shri Lanka. Miliarderi danez, i cili përndryshe është pronar i zinxhirit ndërkombëtar të tregtisë së rrobave, "Bestseller" (që përfshin edhe markat e modës "Vero Moda" dhe "Jack and Jones"), është aksionari më i madh i 'dyqanit' britanik të tregtisë online, ASOS, si dhe aksionari i dytë, më i madh, i dyqanit gjerman online, "Zalando".

Lajmi i hidhur

Lajmin tragjik e ka konfirmuar edhe avokati i Povlsenit, i ngarkuar për komunikim me publikun në kompaninë "Bestseler". "Fatkeqësisht, konfirmojmë lajmin e hidhur. Ju lusim që ta respektoni privatësinë e familjes dhe nuk kemi komente tjera", tha ai. Një dëshmitar i sulmit në hotelin ku gjendeshin gruaja dhe fëmijët e miliarderit, ka deklaruar se e ka parë 'danezen që mbeti pa të tre fëmijët' në sulmin me bomba në hotelin "Shangri-La". "Ajo thoshte lutuni për mua", thoshte ai dëshmitar.  

Povlsen është danezi më i pasur në botë

Njëra nga vajzat e Povlsenit, Alma Storm Holch Povlsen, ditë më parë në 'Instagram' kishte publikuar fotot e motrave të saj, Astrid, Agnes dhe Alfred në Shri Lanka. Nuk dihet se cilët janë tre fëmijët që humbën jetën. Sipas asaj që shkruante "Forbs" në vitin 2018, Povlsen është danezi më i pasur në botë, 'i rëndë' 7,9 miliardë dollarë amerikanë. Ai është pronar i 89.000 hektarëve tokë në Skoci, duke qenë kështu pronari më i madh privat i tokës në këtë vend. 

(Kosova Sot)