100 euro gjobë qytetarit që hodhi baltë skaj hekurudhës

  • 23 April 2019 - 21:49
100 euro gjobë qytetarit që hodhi baltë skaj hekurudhës

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se pas raportimit rë qytetarit me iniciale H.E tek Inspektoratit i Komunës, për hedhjen e baltës skaj hekurudhës në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, u ndërmorrën menjëherë veprimet e nevojshme që rezultuan me identifikimin dhe dënimin e kryesit të ndotjes.

Sipas njoftimit të Komunës, qytetari me iniciale E.B i cili duke punuar në hapjen e një pusi, mbeturinat, gjegjësisht baltën e ka hedhur në hapësirën publike skaj hekudhurës, duke shkaktuar kështu ndotje.

Ai është dënuar me gjobë mandatore në lartësinë 100 euro.

“Raste të këtilla janë shembull sesi Inspektorati i Komunës është vigjilent dhe përherë i gatshëm të reagoj në përmbushje të detyrës dhe punës të parapara me legjislacionin në fuqi”.

Komuna inkurajon qytetarët e Ferizajt që të raportojnë raste të tilla në Inspektoratin e Komunës.

“Ferizajasit meritojnë mjedis të pastër, andaj çdokush që ndot hapësirën tonë të përbashkët do të ndëshkohet”, theksohet në komunikatën e Komunës së Ferizajt.

(Kosova Sot)