Alarmohet Kosova për veriun: Kurrë nuk e kanë treguar të vërtetën që...

  • 24 April 2019 - 13:45
Alarmohet Kosova për veriun: Kurrë nuk e kanë treguar të vërtetën që...

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, paralajmëruar se zgjedhjet që do të mbahen në veri të vendit, kanë ndikuar në tensionim të situatës në këtë pjesë të Kosovës.

“Situata në veri kemi situatë stabile edhe pse e tensionuar bukur shumë pas këtyre zgjedhjeve në Mitrovicë. Edhe sa i përket qytetareve në veri janë mjaftë të tensionuar se edhe nuk kanë shërbime të duhura të mundshme”, tha Qalaj.

E kjo nuk është hera e parë që Kosova alarmohet për situatën në veri. Javë më parë ambasada e Britanisë dhe ajo e Gjermanisë, i këshilluan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në veriun e Kosovës. 

Sipas analistëve, veriu i vendit vazhdon të jetë kontrollin e grupeve kriminale, pjesë në të cilën po bëhen pazare të rrezikshme. Sipas tyre, Kosova po e humb përfundimisht veriun e vendit.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik, Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot” është shprehur se veriu i Kosovës prej përfundimit të luftës është jashtë kontrollit, ku sipas tij kjo pjesë kjo e cila gjithmonë ka qenë e grupeve kriminale.

“Veriu i Kosovës prej përfundimit të luftës ka qenë jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës. Ajo pjesë gjithmonë ka qenë në dorën e grupeve kriminale serbe. Parajsë e bandave dhe kontrabanduesve”, shtoi ai më tutje.

Sipas Krasniqit, veriu nga politikanët tanë është përdorur për fushata elektorale si dhe për interesat e tyre e për këtë gjë është në këtë gjendje.

“Partitë politike Veriun e Kosovës gjithmonë e kanë përdorur për fushatë elektorale, por kurrë nuk e kanë treguar të vërtetën, që ajo pjesë e Kosovës është e humbur. Edhe nëse de juro mbetet në Kosovë ajo pjesë prapë se prapë ata do qeverisin me ndikim nga Beogradi”, u shpreh Krasniqi. 

“Kjo është edhe arsyeja që liderët tanë kryesorë që nuk e vizitojnë Veriun e Kosovës”, përfundoi analisti Faik Krasniqi për gazetën “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)