Varroset Hysnije Krasniqi që u vra nga burri i saj në Dardani

  • 24 April 2019 - 15:32
Varroset Hysnije Krasniqi që u vra nga burri i saj në Dardani

Në varrezat e fshatit Zllatar të Prishtinës gjatë ditës së sotme është varrosur Hysnije Krasniqi e cila u vra nga burri saj Hasan Krasniqi pasditën e së hënës.

Ndaj viktimës Hysnije Krasniqi edhe para vrasjes ishte ushtruar dhunë nga ana e bashkëshortit të saj Hasan Krasniqi, i cili thuhet se ishte me probleme mendore

Kujtojmë se në  momentin kritik, brenda banesës ka qenë edhe një fëmijë dy vjeçar i cili ka shpëtuar pa pasoja.

Gjatë ditës së sotme u varros edhe autori  i krimit Hasan Krasniqi, ndërkaq në orën 16:20 në varrezat në lagjen Arbëria në Dragodan pritet të varroset edhe Remzija, gruaja e djalit të dorasit.

(Kosova Sot)