Përplasje mes LDK-së në Prishtinë – ish zv/ministri gati qëron hesapet fizikisht me sigurimin

  • 25 April 2019 - 17:35
Përplasje mes LDK-së në Prishtinë – ish zv/ministri gati qëron hesapet fizikisht me sigurimin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj, ka tentuar që t’i qërojë hesapet edhe fizikisht me disa anëtarë tjerë të kësaj partie.

Përplasja mes tyre, kishte nisur në momentin kur në një nëndegë në Prishtinë, nuk ishin lejuar që të futet disa anëtarë që konsideroheshin se janë të afërt me Gecajn dhe dyshohej se kishin shkuar aty me qëllim që t’i ndihmojnë atij për t’i fituar zgjedhjet brenda partiake. 

Në një video të publikuar shihet teksa Gecaj përplaset me sigurimin. Ish-zv.minisri i MAPL-së, në kohën kur kryeministër ishte Isa Mustafa, në atë video shihet i tensionuar duke komunikuar me tone të ashpra me sigurimin.

Media, ka tentuar që të marrë një deklaratë nga vetë Gecaj, por që telefoni i tij ka qenë i fikur.

(Kosova Sot)