Hallakamë në Komision, asnjë fjalë për gylenistët Thaçi, Kurteshi e Beqaj kapen për SHIK

  • 26 April 2019 - 15:52
Hallakamë në Komision, asnjë fjalë për gylenistët Thaçi, Kurteshi e Beqaj kapen për SHIK

Në dëshminë e Presidentit Hashim Thaçi para komisionit parlamentar për hetimin e dëbimit të 6 shtetasve turq ka pasur përplasje të ashpra.

Sami Kurteshi anëtar i këtij komisioni është përballur me Presidentin Thaçi pasi ky i fundit i tha atij se ti ke qenë SHIK.

Reagimi i Kurteshit ka qenë i menjëhershëm duke i thënë Presidentit Thaçi se këto janë shpifje të ulëta.

Por i është përgjigjur menjëherë Thaçi duke ia kthyer se vet me ke ardhë në parti e më ke kallxu që je aty në 2004 duke aluduar në SHIK

Nuk kanë munguar as batutat mes njëri tjetrit Thaci i tha deputetit “sa i lezetshëm je” e Kurteshi ia ktheu se “sa i poshtër je”.

Pas ketyre akuzave ka reaguar deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, duke i kërkuar Sami Kurteshit që të lëshojë sallën dhe të dalë jashtë.

Kjo dëshmi e Presidentit Thaçi ka kaluar në akuza dhe përplasje mes tij dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Xhelal Sveqla dhe Sami Kurteshi.

Thaçi ka insistuar vazhdimisht se eksperti ndërkombëtar, është mik i Sami Kurteshit që nga koha kur ky i fundit ka qenë Avokat i Popullit.

Thaçi iu tha se ju e keni shkelë ligjin, pasi eksperti juaj ka bartur materiale edhe nëpër vendet qe se kane njohur Kosovën. Kërkoj që të formohet një komision hetimor që t’iu hetoj juve si komision.

Presidenti po pretendon që eksperti ndërkombëtar ka shpërndarë materiale rreth rastit të gylenistëve.

(Kosova Sot)